Lazanja role me spinaq dhe rikota
Përbërësit:
10 pete për lazanja
300 gr rikota
600 gr spinaq të zier
500 ml beshamelë
70 gr djathë të grirë
pak kripë
Përgatitja :
Fillojmë më përgatitjen e lazanja me spinaq dhe rikota. Spinaqin e kemi copëtuar pak me thikë dhe e kemi zierë për pak minuta. Hedhim spinaqin tek rikota dhe e trazojmë mirë qe e gjithë masa te jetë homogjene. Shtojmë dhe pak kripë dhe e trazojmë sërisht.
Pasi përzierja është gati marrim petat e lazanjës dhe fillojmë ti mbushim për të krijuar formën role. Tek peta e lazanjës shtojmë rreth 2 lugë nga masa e përgatitur. Mbështjellim petën me kujdes duke u munduar qe mos te dali mbushja dhe të jetë sa më e plotë. Presim pak fare anët e petës dhe vendosim në tavë lazanjën role të mbushur. Vazhdojmë kështu dhe me petët e tjera të lazanjës. Pasi të kemi kompletuar të gjithë tavën me lazanjat role, sipër shtojmë beshamel.
Hedhim sipër djathë të grirë. Vendosim lazanja role ne furrë për 20 min në 200°C.
Lazanja me spinaq dhe rikota është gati. E lemë pak te ftohet dhe e shërbejmë në pjata. Ju bëftë mirë!



Horoskopi ditor, e enjte 6 janar 2022



Horoskopi ditor, e diel 2 Janar 2022

Horoskopi ditor, e enjte 30 dhjetor 2021





Horoskopi ditor, e mërkurë 29 dhjetor 2021


Horoskopi ditor, e martë 28 dhjetor 2021




Horoskopi ditor, e diel 26 dhjetor 2021

