Në spektaklin e “Big Brother VIP” këtë të premte ka ndodhur një debat shumë i rëndë midis Big Mamës dhe Antonelës.
Debati u pasua me ofendime dhe fyerje të shumta, si dhe me kërcënime të vazhdueshme. Pasi Big Mamës iu kërkua të qetësohej, ajo vendosi të largohej përfundimisht nga gara.
Këngëtarja foli për të gjithë situatën e rëndë pasi mbërriti në studio. Ajo e ka startuar fjalën e saj duke i kërkuar falje produksionit, dhe veçanërisht familjes së Antonelës.
“U preka shumë në fazën nacionale, edhe pse unë i zotëroj të dyja gjuhët. Dua të konfirmohet nga kamerat nëse e kam sharë ndonjëherë Antonelën. Ajo është tip që provokon dhe ka provokuar që ditën e parë.
Kam patur plot njerëz para hyrjes që më thonin si të veproja. Unë kam ardhur që të kënaqem, jam njeri pozitiv, qejfli, më stresojnë debatet. Unë jam e vetmja që nuk luaj dhe këtë gjë ma ka thënë dhe Donaldi. Kam qenë 100% reale dhe 100% kam dal prej vetes. Nëse nuk do të kisha vepruar kështu, nuk do të kisha qenë vetja”, sqaroi ajo.


Horoskopi ditor, e premte 24 dhjetor 2021

Horoskopi ditor, e enjte 23 dhjetor 2021








Horoskopi ditor, e diel 19 dhjetor 2021








