KreuStil Jetese

“Është shqiptar”, Greta Koçi konfirmon se është martuar!

Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka qenë e ftuar së fundmi në programin “Abc e pasdites”, ku ka folur si rrallëherë edhe për jetën private.

Pas shumë aludimesh, më në fund këngëtarja konfirmoi se është martuar dhe jeton në Vjenë me bashkëshortin e saj.

“Kanë shkruar mediat, unë e kam parë, por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj. Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri. Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Partneri jeton këtu, por më origjinë është shqiptar”, u shpreh Greta.

E pyetur në lidhje me një fëmijë të mundshëm, këngëtarja tha, “Janë kryer të gjitha adetet familjare. Nuk jam veshur nuse. Tashmë jam e martuar dhe të pasurit fëmijë është pjesë e planeve të mia, e afërt madje. Jo nuk po e mbaj të fshehtë, por s’jam akoma shtatzënë, kur ta sjellë Zoti”, tha ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF