KreuStil Jetese

Sezon Dekor, mendo pozitivisht për festa!

Studimet e ndryshme kanë treguar se dyqanet dhe bizneset e dekoruara për festa krijojnë një ndjesi pozitive tek klientët dhe kalimtarët. Ata ndihen si në shtëpi, janë më të lumtur dhe kanë më shumë gjasa të blejnë dhurata apo të bëjnë shpenzime në këto biznese plot festë. Qofshin këto dyqane, bare, restorante apo institucione të ndryshme, dhurojnë një atmosferë ftuese dhe të parezistueshme kur dekorohen për festa. Njerëzit dhe klientela ndjehen më të prirur për të hyrë në të tilla ambiente dhe për të kaluar kohë aty.

Dekorimi përfshin të gjitha elementet standarde si bredhat, garlandinat, lulet e kuqe, por ka edhe disa detaje të tjera që ndikojnë përveç dekoreve. Muzika festive në sfond ka një efekt pothuajse të pavetëdijshëm tek njerëzit dhe krijon së bashku me dekoret një gjendje rehatie dhe familjarizimi. Gjithashtu, aromat e festave ndikojnë në humor e madje inkurajojnë blerjet.

Edhe këtë vit, një nga rrugët kryesore të Tiranës pranë Sheshit Wilson, është zbukuruar nga fasada e mrekullueshme e një showroom-i të jashtëzakonshëm që sjell atmosferën e festave në Tiranë. Me një pamje fasade mahnitëse, produkte të jashtëzakonshme dhe staf mikpritës, ky dyqan premton festa përrallore. Jemi të sigurt që lexuesit e kuptuan që po flasim për Sezon Dekor.
Larmishmëria e dekoreve, aksesorëve dhe orendive që ofrohen nga kjo kompani, janë të tilla që të lënë pa fjalë. Në mënyrë që dekori i festave tuaja të jetë i pagabueshëm dhe sipas standardeve që kërkojnë festat, Sezon Dekor do t’ju vendosë në dispozicion një dizajner profesionist. Dizajneri do të krijojë dekorin ideal për fasadën apo ambientin e brendshëm të biznesit tuaj në varësi të stilit apo buxhetit. Ju, mjafton të zgjidhni ngjyrat e preferuara


Shumë qendra tregtare, biznese të vogla apo të mëdha, dekorohen nga Sezon Dekor për periudhën e festave. Por gjithmonë e më shumë, është rritur kërkesa për të pasur dekore cilësore dhe që zgjasin për vite të tëra, duke e kthyer kështu blerjen në investim. Sezon Dekor ofron gjithashtu shërbimin e montimit duke e bërë shumë të thjeshtë dekorimin e shtëpisë apo biznesit tuaj. Festat janë një periudhë shumë e mirë për të rritur shitjet dhe trafikun në biznesin tuaj, shfrytëzojini në mënyrën e duhur për të qenë dhe ju pjesë e magjisë që qyteti fiton në një kohë të tillë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF