KreuStil Jetese

“Bora ka dashur t’i japë një shenjë”, Ish-fituesi i “Big Brother 6”: “Vazhdon ta mbështesë Donaldin”

Pas spektaklit të kësaj të premte, Sheila, opinionistja Balinda Bodinaku, Andi Vrapi, Ardit Cuni dhe ish-fitues i “Big Brother VIP” Anaid Kaloti komentuan dhe diskutuan “live” në Instagram trekëndëshin e krijuar në “Big Brother VIP”, Bora-Donald-Beatrix.

Ish-banori i “Big Brother”, Anaid Kaloti, tha se kishte patur një bisedë me Borën dhe zbuloi se ajo kishte kërkuar të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP” për t’i dhënë një shenjë Donaldit pasi i dhuroi varsen,  por produksioni nuk e kishte lejuar pavarësisht tentativave të saj të shumta.

Ish-fituesi i “Big Brother 6” u shpreh gjithashtu që Bora vazhdon ta mbështesë Donaldin, pavarësisht situatës në të cilën ata ndodhen ku aktori ka nisur një romancë me Beatrix brenda shtëpisë, duke besuar se ai po vepron nën efektet emocionale dhe trysninë e formatit.

Donaldi gjatë spektaklit u shpreh se kishte pritur një shenjë nga Bora pas dhënies së varses dhe ajo nuk kishte ardhur, sikurse në shtëpi janë bërë surpriza nga jashtë, teksa shtoi faktin që ajo punonte vetëm pak metra larg dhe duhet ta gjente një mënyrë.

Pavarësisht se Donaldi u shpreh se ka një pëlqim për Beatrix dhe dëshiron që historinë me moderatoren t’ia lërë të kaluarës, mbetet për t’u parë si do vijojë e gjithë kjo histori../bordo.al

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF