KreuStil Jetese

Nëse Marku e tradhton, ja çfarë do të bëjë Rudina Dembacaj!

Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokun kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre në fillim të muajit tetor, me një ceremoni madhështore, ku të pranishëm ishin të afërm dhe miqtë e shumtë të çiftit.

Aktorja vazhdimisht realizon bashkëbisedime me ndjekësit e saj në Instagram, dhe së fundmi një prej tyre ka pyetur se ç’do të bënte ajo nëse Marku do ta tradhtonte.

Rudina ka shuar kureshtjen e ndjekëses teksa ka zbuluar se do ta linte partnerin nëse do ta tradhtonte, “Do ta lija”, shkroi ajo.

Ndër të tjera, aktorja ka zbuluar se pas celebrimit, ajo mban mbiemrin e saj, dhe jo të partnerit. “Rudina Dembacaj, përgjithmonë. Thjesht e dashuruar me Frrokun tim”, shkroi aktorja në një nga përgjigjet për ndjekësit.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF