Gjatë spektaklit të kësaj të premte, banori që la shtëpinë e “Big Brother VIP” ka qenë Graniti.
Graniti ishte në nominim me Monikën, Ilirin dhe Sarën, dhe mes tyre ai ishte më pak i votuari, ndaj u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke humbur në këtë mënyrë mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro.
Largimi i tij nuk u prit mirë nga Fifi, e cila ishte shumë e lidhur me Granitin edhe pse marrëdhënia e tyre ka patur vazhdimisht luhatje.
Fifi e kishte të pamundur të mbante lotët dhe pas largimit të tij u shfaq shumë e trishtuar.