Natën e sfilatës së madhe të Guccit, Macaulay Culkin nuk u la vetëm në shtëpi…Në vend të kësaj, ish-ylli i fëmijëve mori pjesë në sfilatën e Guccit më 2 nëntor, duke u shfaqur si model në Bulevardin e Hollivudit.
Kjo shënoi një dalje të rrallë publike për 41-vjeçarin e Home Alone. Aktori ishte në shoqërinë e yjeve të tjerë si Jared Leto dhe Phoebe Bridgers, të cilët gjithashtu ishin pjesë e paradës.
Duke ecur mes yjeve e famshme të Hollivudit, Culkin sfiloi me duart e futura në xhepa, teksa kishte veshur një palë pantallona të gjera, një këmishë Havai dhe xhaketë bomber me lule me shkëlqim. Veshja e tij plotësohej me një palë syze dielli dhe një rrip me logo Gucci.
Ndërkohë në publik kishte figura të njohura nga të gjitha anët e industrisë, duke përfshirë Gwyneth Paltrow, Serena Williams, Lizzo, Billie Eilish, Miley Cyrus dhe Vanessa Bryant.















Horoskopi ditor, e shtunë 16 tetor 2021




Veshjet kult të stilit të rrugës këtë javë!
