Roza Lati gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e publikut me natyrën e saj të veçantë dhe shumë të drejtpërdrejtë.
Ajo vazhdimisht është bërë pjesë e projekteve të ndryshme, ku gjithmonë ka rezultuar e suksesshme. Së fundmi ajo ka realizuar një projekt të ri, të quajtur “Sirena”, ku ka ngritur zërin fort mbi çështjen e ngrohjes globale. “Sirena” është një projekt shumë i arrirë, ku shpalosen të gjitha problemet aktuale të Tokës, mbytjen e saj nga mbeturinat, asfiksimin që po i shkaktohet gjallesave dhe plastika që po pushton çdo centimetër.
Roza Lati këtë të enjte ka qenë e ftuar të “Rudina” për të folur për këtë projekt dhe zbuloi se kjo ide kishte 2 vite që flinte në sirtar, dhe tashmë u formësua në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ajo theksoi se projekti “Sirena” është ideja e saj, por Iva dhe Jakopo, artistët e grimit me efekte speciale i sugjeruan që të realizojnë edhe një bisht sirene. Rozës i pëlqeu si ide dhe mendoi se e meritonte një set të tillë fotografik, pasi i kishin pëlqyer shumë personazhet publikë që e kanë bërë diçka të tillë, por ajo vjen ndryshe pasi ka një qëllim shumë më të madh se sa disa fotografi të bukura.
Roza tha se sirena që ajo kishte krijuar në trupin e saj është bërë me silikon dhe peshonte 26 kilogramë. “Unë kam mbajtur të veshur në trup 26 kg silikon që është ai bishti, i rëndë”,u shpreh ajo.
Ky projekt është realizuar në portin e Durrësit dhe zanafilla e idesë, sikurse Roza tregoi, ka lindur në Kepin e Rodonit, aty ku ajo ka parë një situatë alarmante nga mbeturinat, “Okej, unë do të bëj foto si sirenë, por do ta bëj mes mbeturinave”, tha ajo, duke shtuar se mbeturinat që ka realizuar projektin “Sirena” janë blerë në dyqan.












Horoskopi ditor, e shtunë 16 tetor 2021




Veshjet kult të stilit të rrugës këtë javë!



Horoskopi ditor, e mërkurë 6 tetor 2021
