Hapja madhështore e ekspozitës “Dubai Art Expo” u mbajt më 4 nëntor në Hotel Meydan. 500 artistë nga e gjithë bota patën mundësi të tregojnë veten nëpërmjet artit të tyre.
Ky event i rëndësishëm është një iniciativë e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku artistët botërorë teksa shfaqin anën e tyre artistike, nxisin edhe bashkëpunimin e ndërsjellë duke krijuar uralidhëse midis kombeve. Në të nuk mungojnë as diskutimet mes artistëve të njohur dhe personaliteteve të artit skenik.
Pjesë e kësaj ekspozite janë edhe artistë shqiptarë, ku përfaqësohen nga “Galeria Kalo”. Mund të përmendim disa prej tyre, Ardian Isufi (pikturë), Emira Zenelaj (fotografi), Idlir Koka (pikturë), Napolon Theodhori (skulpturë) dhe Eros Dibra (pikturë), etj.
Ndërkohë sot lagjet historike Al Fahidi me Akaas Visual Arts do të presin ekspozitën e shoqatës ‘Colors for Peace’, një shoqatë jofitimprurëse që promovon artin e fëmijëve nga mbarë bota duke reduktuar në këtë mënyrë distancat kulturore, sociale dhe ekonomike midis vendeve të pasura dhe të varfra.
Ndërsa më 6 nëntor, do të ketë diskutime arti me sekretaren e Përgjithshme të Fondacionit Centro Conservazione e Restauro “La Venaria Reale” Sara Abram, në prani të Dr Platon Alexiou, Dr Mariana Turchio, Dr Najat Al Saeed dhe Jassim Al Awadhi.
Aurela Cuku, kuratore e ekspozitës dhe themeluese e ‘Artissima Art Agency’, tha: “Jemi të kënaqur që do të sjellim të gjitha format e artit këtë vit në “Dubai Art Expo”. Gjatë dekadës së fundit, ne kemi qenë një katalizator në sjelljen e artit nga e gjithë bota”.
“Artissima Art Agency ka ndihmuar në evoluimin e komunitetit të artit, duke lançuar artistët më të mirë të rajonit dhe duke bërë bashkë shfaqjet e artit nën një ‘çati’.
















Horoskopi ditor, e shtunë 16 tetor 2021



