“Ëndrrat që mbartim” është ekspozita më e re në Muzeun Kombëtar të cilën nuk duhet ta lini pa parë.. Një ekspozitë e punuar me mjeshtëri nga fotografi Renuar Locaj, i cili me talentin e tij të pakrahasueshëm ka arritur të përcjell më së miri dhimbjen, vuajtjet dhe plagët e pashërueshme të familjeve afgane..
Në një kohë që vrulli i jetës është bërë shumë i shpejtë, të gjithëve na duhet të ndalemi për një moment dhe të reflektojmë.. për jetën që ndonjëherë nuk e vlerësojmë aq sa duhet..
Teksa do të vështroni fotografitë e ekspozitës “Ëndrrat që mbartim”, emocioni që do të merrni mbrapsht është i papërshkueshëm..
“Babë e bijë. Hiba, një trembëdhjetëvjeçare nga Afganistani, vuan nga epilepsia. Babait të saj Safruddin, iu desh ta mbante mbi shpatulla për ditë të tëra për të mbërritur në Shqipëri”, është kjo historia e një prej fotografive të ekspozitës.
Ekspozita “Ëndrrat që mbartim” është hapur më 8 nëntor dhe do të vijojë deri më 10 nëntor në Muzeun Kombëtar. Dhe pas Tiranës ekspozita do të shfaqet në qytetet e tjera të Shqipërisë, për të ndarë edhe me ta këto ndjesi..



















