KreuStil Jetese

‘Salciccio Panino Shop’. Paninet e para në Shqipëri me salcice artizanale

Tirana ka një sekret që ti se di! Në zemër të saj, 50 metra larg stadiumit Dinamo, mes zhurmës së butë të kryeqytetit e në çdo orë të saj shijohen panine me salciçe artizanale, prodhim Shqiptar ama! Kultura e copave të shijshme të mishit, me djathë brenda bukës, në shekullin e fundit ka zënë vend të mirë dhe këtu tek ne. Por, le të flasim për Salciccio-n që në menu-në e saj ka shije të jashtëzakonshme. Personalisht, nuk e mbaj veten për Food Advisor, por receptorët e mi të shijes, ndjejnë që vjen nga një tjetër kategori në Tiranë. Fundja, kjo është detyra ime, të jem e vëmendshme ndaj produkteve dhe koncepteve marketing që kanë ‘brum’ te shëndetshëm. Pse Salciccio? Çfarë ka ky dyqan që TI dhe njerëzit që njeh duhet të shkoni aty për të marrë një eksperiencë të re?

Unë kam 7 arsye të forta!

1. Pak Shqipëri, pakëz Itali!

E dini që ne Shqiptarët jemi vend i begatë? Pavarësisht një mungese të theksuar të kulturës kulinare, vitet e fundit jemi një mikro-botë me shije dhe pjata fantastike që udhëtojnë tek ne. Salciçet janë Artizanale, prodhohen këtu dhe ky është një motiv më shumë, si dhe Oh, janë të shijshme, të lëngshme aq sa duhet, aromatike… E ndërsa këtu krenohemi për lënden e parë, mishin; të bën të dashurohesh me recetat që kryesisht janë Italiane. Jam e sigurt, që kush po lexon e di mirë për çfarë po flas. Kulturë.
2. Salciccio në çdo orë të ditës!

Paninet e këtij lloji, nuk kanë orare. Paninet janë të bollshme, një vakt perfekt për të zënë vend.. Mëngjes me një Super – Mega Toast e vazhdon deri në darkë, Panine, Birra, Panine, Cola, Panine, Patate, Birra….

3. I përballueshëm, i shpejtë, të ngroh zemrën!

Moda e vërtetë e panineve të mbushura, ishte rreth 70’& 80′, jashtë vendit tonë në dyqane ikonike si All’antico Vinaio dhe I Due Fratellini, ku mes orareve të punës shijohej një panine e cila të mblidhte zemren. Kështu ndodh dhe me Salciccio-n. Nëse ke 30-60 minuta kohë pushimi, rrëmbe paninet me vrap. Aktualisht, mestarja në Itali e panineve shkon tek 5-6€. Tek Salciccio jemi 2.5-3.2 Euro. Të marrësh maksimumin, më lirë. Wow!

4.Post – Club Meal!

E Enjte, e Premte dhe e Shtune janë ditët që pasi ke pirê, ky do ishte vendi ideal për të ri-gjeneruar stomakun dhe zgjuar shijet në gojën tuaj.

5. Jo vetëm salçiçe!

Panine Milano, Caprese, Speck, Salcesar – janë shijet e tjera me proshutë crudo, pule etj.

6. Menu për femijët!

Nëse kalon aty afër me djalin apo vajzën, paninet janë menduar në përshtatje me moshën e vogël.


7. Miq, panine & birra!

Ka dicka shpirtërore tek ky vend. Mëngjesi magjik, dhe darka ftuese, e ngrohtë, aromatike.. Darkave ecni avash drejtë Stadiumit Dinamo, shijoni rrugën dhe uluni me miqtë tuaj. Patatet, birra, vera dhe cola bashkë me Paninet do jua bëjnë natën të buzëqeshur. Kam rreshtuar 7 arsye, por ka më shumë se aq. Fjalët nuk mjaftojnë për të marrë një eksperiencë, të cilën e merr sidomos kur je në pritje të përgatitjen së panines, ç’ka e bën PERFEKT momentin më pas. Ti pret aty, shikon gjithë përgatitjen që ngjan me një ekran gjigant kinemaje. Në ato 5 minuta pritje (se ushqimi mirë merr kohën e vet), ti fillimisht merr aromën e me pas zhytesh duke ngrënë. Për ata që nuk kanë kohën apo mundësinë për të mbërritur në vend, Salciccio është vetëm një telefonatë larg. 069 473 7256

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF