KreuStil Jetese

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier; Rama: Autorit t’i jepet dënimi më i rëndë

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier; Rama: Autorit t’i jepet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Gercallia të Fierit, ku u vra barbarisht 8-vjeçari.

Kryeministri kërkoi që për këtë ngjarje, por edhe të ngjashme që do të ndodhin në të ardhmen, gjykata duhet të japë dënimin maksimal.

“Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë. Vëllazërisht shpreh ngushëllimet prindërve, familjes. Autorit t’i jepet dënimi maksimal”, tha Rama.

Më tej kryeministri tha se dënimi me vdekje nuk është zgjidhje, sepse historia ka treguar se këto dënime nuk sjellin rezultate, pasi persona me këtillë qasje sipas Ramës ndodhen në çdo shoqëri.

Rama shtoi se legjislacioni parashikon masa ekstreme për këto raste, por gjyqtarët sipas tij, duhet të jenë në lartësinë e duhur.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF