Programi “Talk Love Story” këtë të premte u shoqërua me debate të forta mes Xhenit dhe Xhonit.
Konkurrentja e “Love Story 2” i kujtoi fronistit një episod të së shkuarës që sipas saj, Xhoni kishte thënë që nuk puth asnjë njeri.
“Po ti Xhoni sapo e the se dashuria është lojë. Pse je kaq sipërfaqësor Xhoni? Dashuria nuk është vetëm një puthje. Xhoni ti ke thënë vetë se unë pa e njohur vetë një gocë unë nuk e puth. Pse bie në kontradiktë me fjalët e tua?” u shpreh ajo
Ndërkohë, Xhoni i tha se nëse dikush do t’i pëlqejë nuk do të ngurrojë dhe do ta puthë direkt.
Pjesë nga biseda në studio:
Xhoni: Kjo nuk më pëlqen mua sepse përzihen gjërat kush luan më fort.
Daniela: Nuk po bëjmë lojë.
Xhoni: Nuk po flas për ty, pse i merr gjërat personale nuk e kuptoj unë?!
Kristi: Mua më duket se një lojtar ka aftësi, edhe në dashuri.
Xhoni: Jo në dashuri ama.
Xheni: Po ti Xhoni sapo e the se dashuria është lojë. Pse je kaq sipërfaqësor Xhoni? Dashuria nuk është vetëm një puthje. Xhoni ti ke thënë vetë se unë pa e njohur vetë një gocë unë nuk e puth. Pse bie në kontradiktë me fjalët e tua?!
Xhoni: Po unë do e puth direkt po më pëlqeu.
Xheni: Jo, jo ti ke thënë se nuk puth asnjë njeri, pse i ndërron fjalët tani?
Xhoni: Kështu e kam karakterin. Po më erdhi momenti që ta dua tjetrin ashtu si bën ti me Kristin…
Xheni: Unë nuk gjykoj as ata që puthen, as ata që nuk puthen dhe ju nuk keni të drejtë të flisni kështu


Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi!



6 libra që duhet t’i lexoni këtë fundvit!








10 + ide dhuratash për të dashurin tuaj të ri!






