KreuStil Jetese

Shihni shtëpinë e tretë “sekrete” të Kate Middleton dhe Princi William!

Si pjesë e familjes mbretërore, Kate Middleton dhe Princi William gëzojnë shtëpi të shumta. Përveç një apartamenti në Pallatin Kensington, (më shumë si një minirezidencë brenda një ndërtese tjetër, por le ta quajmë “apartament”), çifti dhe fëmijët e tyre kanë një rezidencë fshati të quajtur Anmer Hall, ku kalojnë pjesën më të madhe të kohës.

Megjithatë! Me sa duket çifti mbretëror ka një shtëpi të tretë “sekrete”, të cilën ia ka dhënë Williamit, gjyshja e tij, Nëna Mbretëreshë.

Sipas The Sun, shtëpia, e njohur ndryshe si vila Tam-Na-Ghar, ndodhet në rezidencën Balmoral në Skoci, ku familja mbretërore kalon verën. Nëna Mbretëreshë ia dha Williamit para se të vdiste në 2002.

The Sun raporton se Cambridges e kanë vizituar këtë vilë që kur ishin studentë në Universitetin e St. Andrew dhe se ata ende qëndrojnë atje kur pushojnë në Balmoral me familjen.

Vetë prona e Balmoral është e gjigante dhe në pronësi nga familja mbretërore falë blerjes nga bashkëshorti i Mbretëreshës Victoria, Princi Albert. Ka gjithsej 150 ndërtesa, duke përfshirë rezidencën private të Princit Charles, Birkhall, dhe një ndërtesë të quajtur Craigoëan Lodge, ku Mbretëresha shpesh qëndron në verë.

 

Tags:

Home Të Reja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF