KreuStil Jetese

FOTO/ Në shtëpinë e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës paska festë sot!

Në shtëpinë e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës sot ka festë, pasi vajza e tyre Poem Blu feston 1-vjetorin e lindjes.

Sara ka publikuar në rrjetin e saj social një fotografi, ku shihet dora e saj kapur me të Ledrit gjatë kohës që ajo ishte në spital, “Kjo ditë, kjo kohë, një vit më parë”.

Ndërkohë reperi i njohur ka publikuar një fotografi me të bijën e sapolindur në krahë, “Sot 1 vit”, dhe më pas ka publikuar një video ku vajza është më e rritur.

Sara ka publikuar edhe disa lodra dhe ka shkruar se sot ata do të argëtojnë bebat, duke mos zbuluar më shumë, por ka qenë gjyshe Xheraldina e cila ka zbuluar se një festë po përgatitet për të voglën e shtëpisë dhe ajo është duke e shijuar..


Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF