KreuStil Jetese

Rrëfehet Beniada: Kam punuar në diskotekë që të paguaja shkollën!

Beniada bëri një rrëfim të papritur sot gjatë një bisede me Meridianin për jetën e saj. Ajo rrëfeu vështirësitë që kishte hasur gjatë kohës kur ndiqte studimet.

Kur ishte në vit të dytë në universitet, u detyrua të niste punë si kasiere në një diskotekë pasi nuk donte t`i bëhej barrë prindërve me pagesat e shkollës, ndërkohë që edhe librat nuk ishin të lirë.

“Isha në vit të dytë. Librat bënin shumë shtrenjtë dhe fillova punë në një diskotekë si kasiere. Babi e kishte vdekje se kthehesha në shtëpi vonë, kishte frikë dhe më priste zgjuar.

Unë vetëm merresha me biletat, por një gabim të bëje ishte shumë problem sepse i paguaja nga xhepi”, u shpreh Beniada.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF