Gjatë spektaklit të kësaj të hënë në “Love Story” u diskutua lidhur me një situatë të krijuar mes Danielës dhe Vilianit, të cilët janë shfaqur në makinë së bashku teksa realizonin ‘videolive’ në Instagram.
Kjo ngjarje ka nxitur aludime se ato mund të jenë të lidhur jashtë programit, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e produksionit.
Vetë Daniela dhe Viliani i kanë hedhur poshtë këto dyshime duke thënë se Viliani thjesht ka shoqëruar Danielën me makinë pasi po binte shi në ato momente.
Biseda në studio:
Alketa Vejsiu: Daniela dhe Viliani janë shfaqur në një lidhje live, video sinjal që kanë dërguar ndjekësit.
Daniela: Viliani më ka shoqëruar të shkoj në shtëpi, kështu që kaq.
Vilian: Po e përcillja deri në shtëpi, po binte shi.
Alketa Vejsiu: Ne nuk i kemi marrë konkurrentët si shoferë…
Robert Aliaj: Besoj se ka bërë natyrën e xhentelmenit, meriton medalje ari.
Daniela: Unë jam njeri shumë i drejtpërdrejtë.
Bleona: Mos e shfajësoni veten, keni ardhur në një emision dashurie, jo pune.
Daniela: Po flas vetëm për pjesën e fotos, për asgjë tjetër.






Horoskopi ditor, e diel 12 dhjetor 2021

Horoskopi ditor, e shtunë 11 dhjetor 2021



Sezon Dekor, mendo pozitivisht për festa!




Palltot që po bëjnë namin këtë sezon!



Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi!


