Një nga konkurrentët e “Love Story” në akuariumin e programit “Talk” ka ngritur një shqetësim, lidhur me fronisten Dea.
Konkurrenti anonim ka shkruar se ka informacione të sigurta që fronistja Dea dhe Albioni janë në një lidhje jashtë programit.
Moderatori Eni Shehu tha se konkurrenti për momentin është anonim, por edhe mund të shfaqet më vonë pasi ka deklaruar se do të sigurojë fotografi dhe video për të vërtetuar atë çfarë ka thënë.
Lidhur me këtë informacion Albioni u shpreh se fakti që ai dhe Dea rrinë në “backstage” bashkë nuk do të thotë se janë të lidhur, “Nuk do të thotë asgjë”.
Ndërkohë Dea tha, “Përsa i përket asaj që është shkruar aty mendoj se ai personi ka marrë frymëzim nga puthja që kam pasur me Albionin në takim, nga fakti që rrimë bashkë edhe më shumë se me djemtë e tjerë, por ky realisht nuk është faji im. Nëse këto djem duan të flasin me mua, pse nuk vijnë që të flasin me mua?! Bisedo me mua, merr vëmendjen time dhe Albioni të largohet, nëse je kaq i zoti”.


Sezon Dekor, mendo pozitivisht për festa!




Palltot që po bëjnë namin këtë sezon!



Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi!



6 libra që duhet t’i lexoni këtë fundvit!







