Big Mama gjatë spektaklit të kësaj të marte të “Big Brother VIP” mori një surprizë nga “vëllai i madh”. Ajo ndau me publikun miqësinë që ka prej rreth dy vitesh me Andin, një djalë me aftësi të veçanta që këngëtarja i ka qëndruar gjithnjë bashkë.
Nëna e djalit kishte shkruar një letër për artisten, ku i uronte fitoren dhe e falënderonte për gjithçka ka bërë për të birin. Sa pa Andin në ekran Big Mama nuk i mbajti dot lotët dhe të gjithë banorët u përlotën gjithashtu.
“Unë e kam fituar “Big Brotherin” tim me Andin. E dua shumë. Më mungon. E mendoj gjatë gjithë kohës. Që kur jemi njohur, nuk jemi ndarë asnjëherë. Nëse kalonin dy ditë pa u takuar, komunikojmë me video call”, tha Big Mama.
Ajo falënderon dhe nënën e Andit, për besimin që i ka dhënë: “Kanë besim shumë tek unë. Ai fle tek unë, rri tek unë. Mund të rri me të pa fund”.






Horoskopi ditor, e diel 19 dhjetor 2021













