KreuStil Jetese

Habit specialisti! Kujdes pasta e dhëmbëve nuk duhet…

Kujdesi ndaj shëndetit është padiskutim shumë i rëndësishëm. Po kaq e rëndësishme në mënyrë specifike është edhe kujdesi që ne duhet të tregojmë për dhëmbët. Shpesh kemi informacione të gabuara të cilat i përdorim pa ditur se po veprojmë në të kundërt të asaj që ne duam.. dhe kjo vjen për faktin se neglizhojmë konsultën më një profesionist..

Dr. Armand Alushi profesionist në dentistrinë estetike dhe kirurgjikale jep disa këshilla bazike të cilat do t’u duhen në përditshmërinë tuaj..

-Çfarë bëjnë gabim 99 % prej nesh?

-Shpërlajnë pastën e dhëmbëve.

Po e lexuat mirë, është gabim dhe këtë e thotë profesionisti i dentistrisë estetike Dr. Armand Alushi.

Disa këshilla bazike që të gjithë ne i neglizhojmë herë pas here janë:

-Koha e larjes se dhëmbëve është 2 minuta, dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje sa e dëgjova ishte që pasta nuk duhej shpërlarë.

 

Po edhe unë kështu reagova, por doktori e di më mirë dhe vazhdova ta dëgjoj me kujdes çfarë do të më thotë tjetër..

-Mënyra se si forcohen dhëmbët duhet rrethore dhe patjetër dhe pjesa e brendshme e dhëmbëve duhet në të njëjtën formë.

-Larja e gjuhës është gjithashtu shumë e rëndësishme të bëhet gjithmonë sa herë që lani dhëmbët.

-Fillin dentar domosdoshmërisht çdo mbrëmje, pasi të gjithë ushqimet grumbullohen dhe kjo çon në dëmtimin e dhëmbëve.

– Ti që përdor listerinë lexoje me kujdes, duhet alternuar koha kur e përdor, një muaj po një muaj jo. Nuk duhet sistematikisht sepse ngordh dhe eliminon bakteret e dobishme që ndodhen në gojë.

E nisëm me pyetje dhe po e mbyllim me pyetje, e dini cili është organi i njeriut që ka më shumë mikrobe?

-GOJA.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF