KreuStil Jetese

Oni Pustina kundër Ilir Shaqirit: “Një jetë që xhelozon e bën intriga…”!

 

Ilir Shaqiri po përflitet gjithmonë e më shumë si njëri nga pretendentët për të fituar “Big Brother VIP”, dhe mjaft persona e shohin e shohin si njeri të zgjuar e me një karriere solide jashtë kufijve.

Por jo të gjithë e mendojnë kështu. Modeli Fation Pustina ka lënë një koment për Ilirin në faqen zyrtare të BBV, ku flet mjaft ashpër për balerinin.

“Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut, ”mikut” të tij më të ngushtë! Ka një jetë që xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj, Leoni, Tare, Klajdi e të tjerë. Ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’ju zerë vendin me mënyrën e tij ortodokse.

Prandaj unë vërtet shpresoj që Shaqiri ta fitoj BBV, që më në fund edhe ai të ndjehet i realizuar e të mos vuaj me suksesin e miqve apo ish miqve të tij në Itali, e mbi të gjitha mos të sillet më si burrë me gjak gruaje! Forca Shaqir!”, ka shkruar ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF