KreuStil Jetese

A funksionojnë vërtet shkëlqyesit që “fryjnë” buzët! 

Ato që e kanë provuar shkëlqyesin buzësh me efekt “plumping” (fryrës) , e njohin ndjesinë që ai krijon: një pickim i lehtë, djegie e vogël që zgjat pak sekonda, dhe buzë më të plota.

 Ky produkt nuk është i ri; në fakt është krijuar vite më parë por tani me maninë e buzëve të fryra që ka shpërthyer kudo, e ushqyer ndjeshëm nga ndërhyrjet estetike, edhe ky lloj shkëlqyesi ka rifituar vëmendje. Por a ka ai efekt vërtet?

Kirurgia plastike Lara Devgan shpjegon se shkëlqyes të tillë përmbajnë ngacmues si piperi i kuq, kanella apo mentja. Në momentin që vendoset në buzë, ai nxit vërshimin e gjakut në sipërfaqe, cka sjell edhe një  grumbullim të butë, port ë përkohshëm që krijon idenë e një enjtjeje.

Por efekti nuk është i vazhdueshëm. Ndërkohë, ekspertët këshillojnë të bëhet kujdes me disa produkte si ato që përmbajnë helm blete, pasi mund të rezultojnë problematikë për personat me lëkurë të ndjeshme apo alergji të rënda.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF