Festat nuk ka kuptim pa ëmbëlsirat, ato janë mbretëresha e tryezës, ndaj edhe po ju propozojmë ato më tradicionalet, më të shijshmet që na joshin gjithmonë për t’u ulur pranë tryezës. Receta me fruta dhe me shumë ngjyra që do t’i japin gjallëri festave tuaja në familje.
Triple pandore
Përbërësit: 300 gr pandoro, 225 gr sheqer pluhur, 100 gr hurmë e thatë, 100 gr marmelatë portokalli, 100 gr mascarpone, 60 gr miell, 30 gr bajame, 30 gr sheqer pluhur, 12 amareta, 6 të verdha, 1 portokall, 1 shkop vanilje, 300 ml krem i freskët, 500 ml qumësht
Përgatitja: Vendosni qumështin të ziejë me shkopin e vaniljes. Në një enë vendosim 6 të verdha vezësh dhe 125 gr sheqer dhe i përziejmë. Shtojmë miellin pak nga pak, duke e alternuar me 1 lugë qumësht. Përziejini me një lugë druri për të shmangur ngjitjen. Hidhni qumështin e mbetur të nxehtë dhe gatuajeni kremin në zjarr të ulët për 10 minuta, duke e trazuar, derisa përzierja të ngjitet pas lugës. Lëreni të ftohet.
Pritini pandoron në feta rreth 1 cm të trasha dhe lyejeni me marmeladën e portokallit në njërën anë të fetave dhe vendosini në një tas të madh qelqi. Shtoni sheqerin pluhur dhe hurmat e grira, pastaj vendosni kremin, mbulojeni me mbështjellëse dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 4 orë.
Lani portokallin dhe priteni në feta. Hidhni sheqerin e mbetur në një tenxhere, shtoni 1 litër ujë dhe lëreni të vlojë. Vendosni fetat e portokallit në shurup dhe gatuajeni për 10 minuta. Fikeni dhe lëreni shurupin të ftohet.
Rrihni kremin e ftohtë me sheqer pluhur dhe përziejeni me maskarpone. Pandoron dekorojeni me feta portokalli të ëmbëlsuar dhe bajame të thekruara. Vendoseni në frigorifer deri në 1 orë përpara se ta shërbeni.
Panetone me fruta
Përbërësit: 175 gram miell, 4 kokrra vezë, 250 gram gjalpë, 1 kg fruta të thata; rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj. 100 gram bajame, 200 gram sheqer kaf, 1 lugë kanellë, ½ lugë sodë buke, 1 majë luge karafil pluhur, 1 lugë ekstrakt vanilje, 1 gotë lëng portokalli, 1 gotë lëng limoni, 150 mililitra rum
Përgatitja: Si fillim vendosni një tigan në një zjarr të ngadaltë dhe aty hidhni konjakun ose rumin. Më pas vendosni gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Këtë masë vendoseni në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambienti për 30 minuta. Pasi masa të jetë ftohur hidhni në të miellin, sodën e bukës, kanellën, karafilin, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, vaniljen, vezët, dhe përziejini të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një brumë i butë. Tashmë është koha që të merrni enën në formën e kekut dhe ta lyeni me gjalpë. Hidheni brumin në enë dhe mbi të shtoni bajamet e prera. Futeni të piqet për 25 minuta në temperaturën 180 gradë, dhe ju bëftë mirë!

Horoskopi ditor, e diel 26 dhjetor 2021



Horoskopi ditor, e premte 24 dhjetor 2021

Horoskopi ditor, e enjte 23 dhjetor 2021








Horoskopi ditor, e diel 19 dhjetor 2021






