Edhe pse Donaldi u shfaq i prekur një ditë më parë kur Beatrix surprizoi vëllain e saj, Albanin, në Festivalin e Këngës në RTSH, është përfolur prej ditësh se ka një ftohje të tij ndaj këngëtares.
Beatrix u pyet në “Live Show” nëse mendon se Donaldi ka ndryshuar ndaj saj, dhe dha këtë përgjigje:
“Unë dua vëmendje, meritoj vëmendje (qesh). Dua vëmendje çdo sekondë, tani jo çdo sekondë, por e dua! Po kam pasur dhe ato ditët e mia të zeza të femrave realisht e them.Nuk mendoj se ka ndryshuar Donaldi në lidhje me mua. E shoh, ma tregon, e ndiej.Shikimi është aty, ndjenja është aty”,– tha Beatrix.
Donaldi nga ana e tij pohoi se nuk i merr shumë seriozisht këto ankesa të Beatrix, sepse asaj i pëlqen të përkedhelet.
“Nuk i konsideroj si ankesa shumë reale, sepse Triksës i pëlqen të përkedhelet, e ka nga natyra dhe mua kjo gjë më pëlqen te Triksa. Siç ka Triksa ditët e saj, kam edhe unë momentet e mia.Unë i mbaj përgjegjësitë e mia, nuk dua që Triksa të mërzitet. Nuk ka ndryshuar asgjë! Unë e kuptoj vëmendjen që do”, -tha ai.




Horoskopi ditor, e mërkurë 29 dhjetor 2021


Horoskopi ditor, e martë 28 dhjetor 2021




Horoskopi ditor, e diel 26 dhjetor 2021



Horoskopi ditor, e premte 24 dhjetor 2021

Horoskopi ditor, e enjte 23 dhjetor 2021





