Dizajneri dhe sipërmarrësi italian i modës, Nino Cerruti ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Ai ndërroi jetë në një spital në Vercelli, Itali, ku u shtrua për një operacion në kofshë. “Për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e Lanificio Cerruti dhe gjithë botën e modës italiane, sot është një ditë shumë e trishtuar për shkak të vdekjes së Signor Nino.
“Ne kemi humbur një njeri me talent, një stilist të jashtëzakonshëm dhe një mentor të mrekullueshëm, të cilit shumë njerëz i detyrohen kaq shumë. Nëpërmjet angazhimit dhe përkushtimit ndaj punës së tij, që për të ishte misioni i tij, ai do të bëhet një shembull i përjetshëm i një jete të jetuar në kërkimin e vazhdueshëm të stilit dhe harmonisë”, thuhet në deklaratën e kompanisë së Lanificio Fratelli Cerruti.
I lindur në Biella të Italisë, më 25 shtator 1930, në një familje industrialistësh tekstili, Cerruti trashëgoi kompaninë familjare në moshën 20-vjeçare me vdekjen e babait të tij.


Horoskopi ditor, e diel 16 janar 2022




Horoskopi ditor, e premte 14 janar 2022




Horoskopi ditor, e diel 9 Janar 2022




Horoskopi ditor, e enjte 6 janar 2022



Horoskopi ditor, e diel 2 Janar 2022

Horoskopi ditor, e enjte 30 dhjetor 2021

