KreuStil Jetese

Armina Mevlani flet për protestën PD-së: Përjashtimi i doktorit nga shtëpia e vet anormale

Blogerja Armina Mevlani, një nga moderatoret e reja të emisionit “Goca dhe Gra”, këtë të mërkurë ka folur edhe për situatën në Partinë Demokratike.

Armina u shpreh se mendimin e saj e jep pa ndikuar nga fakti që është partnerja e Shkëlzenit, teksa tha se përjashtimi i Sali Berishës nga “shtëpia” e tij, është anormale.

“Nuk ngatërrohem në politikë se nuk përkas. Jam rritur në familje artistësh, kjo nuk do të thotë se nuk kam një mendim. Pavarësisht se jam pjesë e familjes Berisha, gjykoj si e jashtme, jo si e diktuar se jam pjesë e familjes. Kam debatuar dhe për gjëra që nuk më kanë pëlqyer në një grup me miq, kam debatuar mendimin tim komplet e pandikuar. Për sa kohë nuk jam pjesë e politikës, nuk kam pse të përfshihem.

Përjashtimi i doktorit nga shtëpia e vet më duket anormale sepse janë shumë njerëz, më kthyen përgjigje se çfarë ka bërë gabim. Gabimet janë pjesë e politikës por për sa kohë që ke derdhur djersë, gjërat nuk bëhen në këtë formë nga një lider që 3 herë radhazi ka humbur. Ai thotë jam në krye të PD, por me kë njerëz, me kë mbështetës?” tha Armina ndër të tjera.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF