KreuStil Jetese

Aktori Hardy Krüger vdes në moshën 93-vjeçare!

Aktori i njohur gjerman Hardy Krüger ka humbur jetën në moshën 93-vjeçare në Kaliforni.

I lindur në Berlin, Krüger u bë një nga aktorët e paktë gjermanë që pati sukses ndërkombëtar pas luftës. Hardy Krüger gjatë karrierës së tij ka luajtur në rreth 75 filma.

Hardy Krüger u bë i njohur jashtë Gjermanisë me filmin britanik të luftës “The One That Got Away”. Ai u shfaq përkrah John Wayne në “Hatari!” dhe së bashku me James Stewart dhe Peter Finch në filmin “Fluturimi i Phoenix”.

Në vitin 1963, drama franceze “Sundays and Cybèle”, në të cilën Krüger luante rolin e një veterani të luftës së Vietnamit që fajësonte veten për vdekjen e një fëmije vietnamez, fitoi çmimin Oscar.

Aktori gjithashtu ka marrë një sërë çmimesh në vendlindjen e tij në Gjermani.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF