KreuStil Jetese

Sa fruta konsumojnë vendet evropiane në një vit? Shqipëria në krye!

Shqipëria renditet vendi i parë në Evropë ku konsumohet numri më i madh i frutave.

Në një studim të kryer nga FAO, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara, i publikuar së fundmi në Reddit, ka analizuar se si në Tiranë, por edhe më gjerë, gjatë një viti konsumohet 175 kilogramë fruta për frymë.

 

Portugalia ndiqet nga Portugalia, 132 kilogramë dhe Austria dhe Turqia, të dyja me një konsum mesatar prej 128 kilogramësh për person.

Megjithatë, ka shumë të ngjarë që konsumi në këtë statistikë të nënkuptojë më shumë blerjen sesa sasinë e të ngrënit nga çdo person çdo ditë..

 

Letonia renditet vendi më i keq, me vetëm 46 kg për frymë, e paraprirë nga Lituania, 52 kilogramë dhe Ukraina dhe Sllovakia me 53 kilogramë secila.

 

Konsumi nuk ishte edhe aq i lartë edhe në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë. Sipas të dhënave të tre vendet nuk arrijnë një konsum mesatar prej më shumë se 100 kilogramë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF