KreuStil Jetese

Ja dy personazhet më falsë në “Big Brother VIP”, sipas Antonelës!

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Antonela ka qenë e ftuar së fundmi në programin “E diell”, ku ndër të tjera ka folur edhe për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Teksa ka folur për banorët brenda BBV-së ajo ka zbuluar dy personat që ajo mendon se janë më falsë. Emri i parë sipas saj është Iliri, ku ajo sqaroi se ai është banori më me fasadë aty brenda.

Ndërkohë emri i dytë është Arjola pasi ish-banorja mendon se ka përdorur shumë vuajtjen për lojë.

“A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola.

Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje”, tha Antonela.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF