KreuStil Jetese

Dikur të pandara, kriset shoqëria mes motrave Hoxha dhe Lamaj?!

Trashëgimtaret e Top Channel Lori Hoxha dhe Sara Hoxha gjatë gjithë kohës kanë qenë në qendër të mediave rozë.

Ato janë shumë të ndjekura edhe në rrjetet sociale, ku vazhdimisht ndajnë momente edhe nga jeta e tyre e përditshme.

Prej kohesh motrat Hoxha kanë qenë mike të ngushta me dy motrat Sonela dhe Anxhela Lamaj, të cilat edhe pse jo pjesë e showbizit shqiptar u bënë të njohura pasi ishin të pandara me Lorin dhe Sarën. Ato shiheshin kudo bashkë, gjatë përditshmërisë, pushimeve, eventeve të zhvilluara në kryeqytet, apo edhe në festat familjare.. kujtojmë dasmën e Sarës që e zhvilloi në Como të Italisë, apo ditëlindjet e mëparshme që vajzat kanë festuar..

Së fundmi Sara Hoxha ka festuar 26-vjetorin e lindjes, ku organizoi një festë përrallore..Të ftuar në të ishin miq dhe bashkëpuntorë të Sarës, shumë prej tyre personazhe publikë dhe pjesë e Top Channel, por ajo që ra në sy më së shumti ishte mungesa e motrave Lamaj..

Prej disa muajsh ato nuk janë parë më bashkë, dhe nuk kanë ndarë momente me njëra-tjetrën në rrjetet sociale, edhe pse vazhdojnë të ndiqen në Instagram dhe tek-tuk bëjnë edhe ndonjë ‘like’..

Siç dihet tashmë Instagrami është një platformë që tregon më së miri edhe marrëdhënien mes njerëzve.. dhe që miqësia e tyre nuk është më si më parë kjo është e qartë, por ende nuk dihet se kush është arsyeja që ka çuar në prishjen e një marrëdhënie aq të ngushtë, dhe të bukur duhet thënë../bordo.al


 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF