KreuStil Jetese

U paragjykua për puthjet pasiononte me Albionin, Dea merr një mesazh nga e ëma

Dea është një nga fronistet e programit të dashurisë “Love Story”, e cila së fundmi ka qenë e komentuar për puthjet pasionante që ajo ka shkëmbyer me Albionin, një nga konkurrentët e “Love Story”.

Në programin “Love Story Talk” këtë të premte moderatori Eni Shehu bëri të ditur se mamaja e Deas ka dërguar një videomesazh për të bijën, duke i dhënë publikisht mbështetjen e saj.

“Një engjëll’ shpeshherë është komentuar me një ‘djallushë të vogël përbrenda’, aq sa mjafton për ta bërë jetën pikante. Dea është një vajzë që nuk thyhet nga këto situata dhe nga personat e saj më të dashur ndihet e kuptuar dhe jo e paragjykuar. Prindërit e Deas nuk jetojnë në Shqipëri, por në Greqi, ndaj dhe mamaja e Deas ka dashur në një farë mënyrë që të ishte në program për t’i dhënë publikisht Deas mbështetjen e saj. Shohim këtë videomesazh nga Greqia”, tha Eni.

“E dashur Dea! E di që do të habitesh me këtë videomesazh, por dua të të kujtoj se largësia bën të vetën dhe dua të të them se na ka marrë malli shumë. Të duam pafund dhe të mbështesim pafund. Kur më the se do të merrje pjesë në “Love Story” me thënë të drejtën, sa u frikësova, aq edhe u gëzova njëkohësisht duke e ditur mentalitetin në Shqipëri.

Kështu që dua të të them që mos ndrysho për askënd dhe vazhdo rrugëtimin tënd. Ji vetvetja! Ata që komentojnë në fakt duhet të shqetësohen më tepër për ata djem dhe vajza që ndryshe janë dhe ndryshe sillen. Shpresoj me gjithë zemër që të gjesh dashurinë. Ti e di shumë mirë që je bekimi jonë, krenaria jonë dhe ne të duam shumë. Të mbështesim pafund në rrugëtimin tënd”, u shpreh mamaja e Deas në videomesazh.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF