KreuStil Jetese

Jennifer Lopez shfaqet me një kombinim për femra të guximshme!

Jennifer Lopez tregoi se dekolteja e ulët është rikthyer, dhe me një kombinim që zor të lërë dikë indifferent, bashkoi stilin modern me atë provokues. Bluza e saj ngjyrë lejla e hapur, e kombinuar me aksesorë ngjyrë floriri dhe xhinse-flamur me bel të lartë, u pëlqye shumë nga ndjekësit.

Jennifer zgjodhi pikërisht bizhuteri në ngjyrë të artë për t`i shtuar sharmin e dekoltesë në formë ovale, duke i veshur asaj një dimesion të vecantë me nota magjepsëse.

 

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Për të mos e ekzagjeruar shumë me ekspozimin, vendosi të krijonte një ekuilibër në veshje, ndaj preferoi të mbante pantallona të gjera Et Ochs Pre-Fall që i theksonin belin për shkak të prerjes së thellë.

Sandalet e larta me platformë ishin gjithashtu në ngjyrë të florinjtë, një përshtatje perfekte me pamjen në tërësi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF