Aktorja Monika Lubonja është një nga banoret më të komentuara dhe më të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Së fundmi në një bisedë me Egzonën ka rrëfyer përjetimet e saj për periudhën pas divorcit, periudhë të cilën e ka cilësuar si një ferr të vërtetë. “Kam kaluar shumë momente të vështira, pas divorcit ka qenë një ferr i vërtetë, as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”, u shpreh aktorja.
Vajza e saj Tea ka qenë 4 vjeç e gjysmë kur aktorja është divorcuar dhe gjatë bisedës ajo ka zbuluar edhe arsyen se pse nuk është martuar përsëri, “Nuk doja që Teas t’i sillja një njeri tjetër, doja ta rrisja me mënyrën time, ndoshta nuk doli dhe ndonjëri. U përkushtova shumë Teas dhe punës, isha e dashuruar me profesionin tim”.
Kujtojmë se Monika është në nominim Arbrin këtë javë dhe pritet që një prej tyre të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Horoskopi ditor, e hënë 24 janar 2022





Aktori Hardy Krüger vdes në moshën 93-vjeçare!

Adele në rrezik të humbasë zërin e saj brilant!

Horoskopi ditor, e enjte 20 janar 2022










Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian!

