
Së fundmi temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme duke sjell dhe përkeqësimit të motit në ditët në vijim. Si pasojë Ministria e Arsimit mori edhe vendimin e mbylljes së shkollave në të gjithë vendin.
E ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një listë me këshilla për qytetarët. Në udhëzues theksohet se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore duke cilësuar se kategoritë më të rrezikuara mbeten foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
Udhëzuesi I Ministrisë së Shëndetësisë:
Kujdes
Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore
Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti janë:
Foshnjet
Të moshuarit
Të sëmurët kronikë
Kujdesuni në mënyrë të veçantë për këto kategori, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e ulëta të dimrit
Si të kujdeseni për veten gjatë ditëve të ftohta:
Siguroni ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë
Vishuni me veshje sa më të rehatshme të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele dhe doreza si dhe këpucë kundër ujit
Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta
Merrni masa paraprake për rastet e emergjencave
Mbani në shtëpi si rezervë për rastet e ekstreme të motit ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer
Mbroni familjen tuaj nga monoksidi I karbonit
Mbani bombolat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit
Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet në rast se nuhasni praninë e gazit




Aktori Hardy Krüger vdes në moshën 93-vjeçare!

Adele në rrezik të humbasë zërin e saj brilant!

Horoskopi ditor, e enjte 20 janar 2022










Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian!


Horoskopi ditor, e diel 16 janar 2022

