KreuStil Jetese

Dashuria vjen nga stomaku, kjo recetë nuk duhet t’ju mungojë këtyre ditëve!

Dashuria vjen nga stomaku, kjo recetë nuk duhet t’ju mungojë

Rosë me çokollatë të zezë

Përbërësit: 1 gjoks i tërë rose, 1 gotë e vogël raki, karafil, kokrra dëllinje, gjethe dafine, kanellë pluhur, mjedër, kripë, piper dhe çokollatë ekstra e zezë 70%

Përgatitja: Për të përgatitur rosën filloni me marinadën: vendosni karafilin, kokrrat e dëllinjës, gjethet e dafinës, kanellën, kripën dhe piperin në një enë. Vendosni vajin në një tepsi dhe përzieni përbërësit për marinim. Vendosni gjoksin e rosës sipër dhe masazhojeni me vaj dhe erëza. Mbulojeni enën me letër gatimi dhe vendoseni në frigorifer për disa orë. Më pas piqeni për 60 minuta në furrë me avull në 70 gradë. Nëse nuk keni furrë me avull, gatuajeni për 90 minuta, po në 70 gradë C.

Në fund të pjekjes pritni mishin në fileto dhe kalojeni në një tigan që nuk ngjit në anën e lëkurës për të marrë ngjyrë të artë.

Më pas shkrini çokollatën në mikrovalë dhe shtoni rakinë e nxehtë pikë-pikë, derisa të krijohet një salcë viskoze. Me të lyeni gjoksin e rosës me furçë. Dekorojeni me mjedër dhe çokollatë.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF