
Çfarë nuk duhet të vishni dhe çfarë nuk duhet të bëni, që ta lini me gojë hapur partnerin tuaj, t’i rifitoni zemrën dhe në fund të fundit të keni Shën Valentinin që do të donit ta mbanit mend.
Ricipeta të tejdukshme
Vërtet doni të dukeni sa më seksi, por reçipetat nuk duhet të jenë krejtësisht të tejdukshme.
Fustane pas trupit
A e keni provuar ndonjëherë të uleni me një fustan të ngjitur pas trupit? Shmangini veshjet e tilla këtë natë.
Kokë e këmbë me të kuqe
Ne e dime që e kuqja është ngjyra e festës. Por mjafton një detaj i kuq, një bluzë, një rubin dinjitoz në gisht, një dantellë. Mjafton të mos visheni kokë e këmbë me të kuqe.
Shumë parfum
Mos hidhni shumë parfum. Nuk ka nevojë që partneri t’jua ndjejë aromën 100 km larg. Mjafton që kur t’ju afrohet, të joshet prej saj.
Tuta (Sweatpants)
Mund të jeni tip sportiv dhe do të donit që të ishin shumë rehat edhe ditën e Shën Valentinit. Me një shishe verë, “Game of Thrones’, piza dhe pije me gaz, po por jo kësaj radhe. Të paktën më 14 shkurt, zgjidhni për pantallona ndonjë palë ‘sweatpants’ mëndafshi.
Korse (Spanx)
Prisni që të ktheheni në shtëpi me atë në trup, pas një darke romantike? Mundohuni që t’i mbani larg këto veshje, që duan një skuadër për t’ua hequr nga trupi.

Horoskopi ditor, e diel 6 shkurt 2022


Horoskopi ditor, e mërkurë 2 shkurt 2022








Horoskopi ditor, e enjte 27 janar 2022





Horoskopi ditor, e hënë 24 janar 2022



