KreuStil Jetese

Jo dhe aq “glamour”, publikohet fotoja e Georginës kur punonte te “Gucci”! 

“Shumë e dinë emrin tim, pak e dinë se kush jam”, thoshte Georgina Rodriguez në promovimin e dokumentarit të saj të ri  “Soy Georgina”. Partnerja e Christiano Ronaldos rrëfente aty se kishte kursyer para duke punuar si kameriere.

Më pas, ajo kishte udhëtuar drejt Madridit ku filloi si shitëse për për ‘Gucci’-t dhe u shndërrua në “Hirushen”  e ditëve tona, pasi takoi fenomenin e futbollit, dhe jeta e saj ndryshoi brenda natës.

Së fundi, në internet po qarkullon një fotografi nga koha kur ajo punonte në “Gucci”.

Edhe pse simpatike, Georgina nuk duket aty aq “glamour” sa tani. Duket se pamja e saj edhe e atëhershme megjithatë ka mjaftuar që të ndezë shkëndijën mes dyshes. “Dikur shisja për marka të famshme, tani i blej dhe i vesh nëpër tapete të kuq!”- thotë ajo në dokumentarin e transmetuar në Netflix në 27 janar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF