KreuStil Jetese

  Rusia, gati të negociojë me Ukrainën- por me kushte!

   Rusia, gati të negociojë me Ukrainën- por me kushte!

 

 

Për herë të parë që nga sulmi kundër Ukrainës, Rusia duket e gatshme të bisedojë. Si ministria e jashtme ruse, ashtu edhe ajo kineze thanë se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të “fillojë negociatat e nivelit të lartë me Ukrainën”. Sipas Kremlinit, bisedimet mund të zhvillohen në Minsk, në kryeqytetin e Bjellorusisë. Moska do të dërgojë një delegacion për këtë qëllim, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj bëri disa propozime për takime. Herën e fundit, ai iu drejtua Putinit duke thënë: “Le të ulemi në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vdekjet e njerëzve”.Nga e mërkura në mbrëmje deri të enjten – pak para fillimit të sulmit rus – Seleskyj tha në një video-mesazh se siguria e Ukrainës dhe të gjitha vendeve fqinje ishte në rrezik. Për “paqen në Ukrainë dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, ai propozoi bisedime. “Për këtë jemi të gatshëm të flasim me të gjithë, përfshirë edhe ju. Në formate të ndryshme dhe në çdo vend”.

Gjatë këtij takimi të mundshëm, mund të bëhet fjalë për një status neutraliteti për Ukrainën. Selenskyj tha se ishte gati të diskutonte këtë temë. Propozimi i Selenskyjt është një hap në drejtimin e duhur, tha zëdhënësi i Kremlinit Peskov, duke njoftuar se qeveria ruse do të analizojë një status të paangazhuar për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, megjithatë, e akuzoi Selenskyn për pandershmëri. Presidenti gënjen kur bën një ofertë të tillë, tha Lavrov. Selenskyj e humbi mundësinë për të folur për një status neutral për Ukrainën kur presidenti rus Putin propozoi pikërisht këtë. Lavrovi shtoi se ai nuk sheh ndonjë mundësi që Rusia ta njohë qeverinë aktuale të Ukrainës si demokratike.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF