Sean Penn ka mbërritur në Ukrainë për të filmuar një dokumentar rreth pushtimit rus të vendit. “Regjisori erdhi posaçërisht në Kiev për të regjistruar të gjitha ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ukrainë dhe për t’i treguar botës të vërtetën rreth pushtimit rus të vendit tonë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar të enjten nga zyra e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
“Sean Penn është mes atyre që mbështesin Ukrainën sot. Vendi ynë i është mirënjohës atij për një shfaqje të tillë guximi dhe ndershmërie”, vijoi ai më tej.
Nga momenti që aktori dhe regjisori ka mbërritur në Eurpën Lindore, ka vizituar zyrën e presidentit dhe ka folur me zvendëskryeministren Iryna Vereshchuk, gazetarë vendas dhe anëtarë të ushtrisë ukrainase.
Rusia pushtoi Ukrainën mëngjesin e të enjtes, të cili e quajti një “operacion special ushtarak”, duke shkaktuar shpërthime të forta përgjatë kufijve të dy vendeve. Sulmet erdhën disa minuta pasi presidenti rus Vladimir Putin deklaroi fillimin e operacioneve ushtarake pas disa muajsh tensione.
Ndërsa shpalli sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë të enjten, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, akuzoi Putinin se dëshiron të rivendosë ish-Bashkimin Sovjetik, duke thënë se konflikti ka të bëjë me “agresionin dhe për dëshirën e Putinit për perandori me çdo mjet të nevojshëm”.






Horoskopi ditor, e martë 22 shkurt 2022

Horoskopi ditor, e diel 20 Shkurt 2022




Horoskopi ditor, 13 shkurt 2022





Yjet që u penduan për ndërhyrjet estetike!

Bora kopjon Beatrix-ën? Si u shfaq moderatorja!


