KreuStil Jetese

Kanye West fotografohet me të dashurën e re, të gjithë e ngatërrojnë më Kim Kardashian

Kanye West është parë me yllin e mediave sociale, Chaney Jones, dhe përdoruesit e Twitter kanë shumë për të thënë.

Ndjekësit kanë vënë në dukje se Jones ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme dhe gati të frikshme me Kardashian.

West, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në “Ye”, u pa me Jones më pak se 24 orë pasi ish-bashkëshortja e West, Kim Kardashian tha se reperi i ka shkaktuar “shqetësim emocional”. “Kam kërkuar nga Kanye që ta mbajë privat divorcin tonë, por ai nuk e ka bërë këtë. Kanye ka dërguar shumë dezinformata në lidhje me çështjet tona private të familjes dhe bashkëprindërimin në mediat sociale, gjë që ka krijuar shqetësim emocional.

Më tej ajo ka vijuar, “Unë besoj se Gjykata që i jep fund statusit tonë martesor do ta ndihmojë Kanye të pranojë se marrëdhënia jonë martesore ka mbaruar dhe të ecë përpara në një rrugë më të mirë që do të na ndihmojë në bashkëprindërimin paqësor të fëmijëve tanë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF