
Google ka ndaluar mediat shtetërore ruse dhe kanalet e tjera të marrin para për reklama në faqet e tyre të internetit, aplikacionet dhe videot e tyre në YouTube.
Alphabet, kompania mëmë e platformës së njohur YouTube, ka thënë se mediat shtetërore ruse nuk do të mund të përfitojnë më nga reklamat në këtë rrjet. Kjo nënkupton që Russia Today (RT) dhe kanale të tjera nuk mund të marrin para nga reklamat në YouTube dhe faqe tjera që janë në pronësi të Alphabet.
Kompania ka shtuar se këto media as nuk do të mund të blejnë reklama përmes shërbimeve të kompanisë Google.
Duke e cilësuar si “një situatë të jashtëzakonshme”, Google Alphabet ka treguar se gjithashtu do të marrë masa tjera nëse është e nevojshme.
“Ne jemi duke monitoruar në mënyrë aktive zhvillimet e reja dhe do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm nëse është e nevojshme,” tha Aciman.
Ministri i Transformimit Dixhital të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, tha në Twitter se ai kontaktoi YouTube “për të bllokuar kanalet propagandistike ruse – të tilla si Rusia 24, TASS, RIA Novosti”.
Kujtojmë se Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të jenë në luftë , sot në ditën e katërt të saj. Bombardime të rënda gjatë natës në Kiev goditën një depo karburanti, një tubacion gazi dhe aeroportin.
Trupat ruse kanë hyrë në Kharkiv, ku një betejë e ashpër po zhvillohet në rrugë. Rusia thotë se është gati për negociata me Ukrainën në Bjellorusi.
Ukraina gjithashtu është gati për negociata, por jo në Bjellorusi – vendi nga i cili janë larguar trupat ruse që po shkatërrojnë Kievin.










Horoskopi ditor, e martë 22 shkurt 2022

Horoskopi ditor, e diel 20 Shkurt 2022




Horoskopi ditor, 13 shkurt 2022




