KreuStil Jetese

Kim Kardashian heq mbiemrin “West” nga llogaritë e saj në rrjetet sociale!

Kim Kardashian është sërish një Kardashian. Një ditë pasi një gjykatës i Los Anxhelosit miratoi kërkesën e saj për të qenë ligjërisht beqare, Kim Kardashian ka ndryshuar mbiemrin e saj edhe në rrjetet e saj sociale.

Në një seancë dëgjimore më 2 mars, gjykatësi i dha Kim-it lejen që të rikthehej ligjërisht në mbiemrin e saj të vajzërisë.

Themeluesja e SKIMS nuk priti gjatë dhe rregulloi llogaritë e saj në mediat sociale, duke pasqyruar ndryshimin në mbrëmjen e së enjtes, 3 mars.

Ndërsa mbiemri i saj “West” është fshirë nga llogaritë e saj në Twitter dhe Instagram, ajo ende me krenari promovon markën e saj të parfumeve KKW që mban inicialet e saj të martuar.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF