KreuStil Jetese

Më shumë se 400 mercenarë rusë u urdhëruan të vrasin presidentin Zelensky!

Më shumë se 400 mercenarë rusë janë dërguar nga Afrika për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe 23 figura të tjera qeveritare.

Vdekja e Zelenskyt dhe kabinetit qeveritar do të bënte të mundur që Rusia të kishte më të lehtë marrjen e Ukrainës dhe kontrollin e saj.

Sipas “Times”, ushtria me mercenarë, e drejtuar nga oligarku Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus, që njihet si “kuzhinieri i Putinit”.

Operativët të mirëtrajnuar thuhet se presin dritën jeshile nga Kremlini për të eliminuar figurat e njohura të qeverisë së Ukrainës.

Megjithatë, mediat e huaja raportojnë se planet u prishën dhe ata u zbuluan nga nivelet e larta të qeverisë ukrainase.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF