Agresioni rus mbi Ukrainën ka krijuar një shqetësim mbarëbotëror. Shpresat për qetësim të situatës u rritën kur delegacioni rus dhe ukrainas ranë dakord që këtë të hënë të takoheshin për negociata pa parakushte, ndaj gjithë vëmendja është te takimi që do të zhvillohet mes tyre.
Nga mediat e huaja mësohet se tashmë delegacioni ukrainas ka mbërritur në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë. Zyra e presidentit ukrainas tha se çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.
Delegacioni përfshin: kreun e partisë ‘Shërbëtori i Popullit’, David Arahamia; ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Alexey Reznikov, këshilltarin e zyrës së Presidentit Mikhail Podolyak, nënkryetarin e parë të delegacionit ukrainas në Grupin e Kontaktit Trilateral, Andrei Ko Wall dhe zëvendësministri e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochitsky.
Bisedimet vijnë pasi Moska mori masa urgjente për të mbrojtur ekonominë e saj nga ndikimi i shtrëngimeve të sanksioneve perëndimore.


Horoskopi ditor, e hënë 28 shkurt 2022











Horoskopi ditor, e martë 22 shkurt 2022

Horoskopi ditor, e diel 20 Shkurt 2022




Horoskopi ditor, 13 shkurt 2022

