KreuStil Jetese

“Ky mëngjes ishte tragjik”, Presidenti i Ukrainës mban fjalimin prekës: Ne po luftojmë për të mbijetuar!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një fjalim prekës në Parlamentin Europian, teksa ka përshëndetur me grusht eurodeputetët të cilët u ngritën të gjithë në këmbë dhe duartrokitën në shenjë mbështetjeje ndaj tij dhe popullit ukrainas.

Në një lidhje me “Skype”, presidenti Zelensky tha se Ukraina nuk do të thyhet nga pushtuesi rus, teksa kërkoi mbështetjen e Bashkimit Europian.

“Ne do të fitojmë dhe jam i lumtur që ju nuk jeni vetëm duke folur për këtë por po e shikoni. Ky mëngjes ishte tragjik për ne. Më shumë se 20 universitete janë në qytetin që u godit. Shumë të vdekur. Ky është çmimi i lirisë. Ne jemi duke luftuar për tokën tonë dhe për lirinë tonë. Ne po luftojmë për të mbijetuar.

Ne jemi duke luftuar gjithashtu që të jemi anëtarë të barabartë në Europë. Besoj se sot ne do t’u tregojmë të gjithëve se kush jemi. Pa ju Ukraina do të jetë e vetme. Ne kemi treguar forcën tonë. Ne kemi provuar se ne jemi njësoj si ju. Tregoni se jeni me ne. Tregoni se nuk do na lëshoni. Atëherë jeta do të fitojë mbi vdekjen”, u shpreh ai.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF