John Stahl, aktori i cili ka luajtur rolin e Richard Karstark në dy seritë e “Game of Thrones” ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.
Agjentja e tij Amanda Howard e ka cilësuar John si një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një personazh të fortë të teatrit skocez.
“John ishte një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri i fortë i teatrit skocez, ku u shfaq në prodhime të shumta, si dhe në The Royal Shakespeare Company dhe The National Theatre”, u shpreh ajo.
Pas lajmit tragjik për vdekjen e tij, fansat dhe kolegët e tij ndanë homazhe të përzemërta për aktorin.