KreuStil Jetese

Vajza e Steve Jobs zyrtarisht modele profesioniste!

Eve Jobs, vajza e themeluesit të kompanisë “Apple”, Steve Jobs, është bërë zyrtarisht modele profesioniste.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, duke treguar se tashmë ka nënshkruar kontratë me agjencinë e modelimit “DNA Model Management”.

 

Kjo e fundit është një agjenci që përfaqëson yje të njohur të modës, si Emily Ratajkowski, Kaia Gerber dhe Meadow Walker, e cila është vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker.

23-vjeçarja ka vite që punon si modele. Karrierën profesionale e filloi duke marrë pjesë në reklamën e markës “Glossier” në vitin 2020, krahas aktores së serialit “Euphoria”, Sydney Sëeeney dhe finalistes së garës “RuPaul’s Drag Race”, Naomi Smalls.

Në vitin 2021, ajo e shënoi debutimin në pistën e modës duke modeluar për markën “Coperni” gjatë Javës së Modës në Paris. Ndërsa, të hënë më 7 mars, Jobs ishte në mesin e të ftuarve në rreshtin e parë të sfilatës së “Louis Vuitton”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF