Në familjen e moderatores së njohur Arbana Osmani ka festë, pasi djali i saj i madh Joni feston ditën e lindjes.
Arbana ka zgjedhur ta urojë të birin edhe në rrjetin e saj social Instagram, teksa ka publikuar fotografi me momente të bukura që ajo ka kaluar me Jonin gjatë nga ditëlindjeve të mëparshme.
“Dita më e bukur e jetës sime ka qenë kur linde ti o Joni❤️ Dhe çdo ditë pas saj akoma më e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen travel buddy, can’t wait to show you the world❤️ Mama”, ka shkruar moderatorja.
Të shumta kanë qenë urimet nga kolegët, miqtë dhe fansat për Arbanën, e cila kujtojmë se është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të tretë.