Engjëll Lengo është një nga ish-protagonistet e “Love Story 1”, e cila rrëmbeu vëmendjen e publikut me rrugëtimin e saj në program e dashurisë.
Edhe pse nuk mundi ta gjejë partnerin ideal në program, dashuria e vërtetë për Engjëll nuk vonoi shumë. Pak muaj më parë ajo ndau me të gjithë ndjekësit e saj lajmin se ishte në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur Vani Gjuzi.
Ndërkohë së fundmi Engjëll ka ndarë një tjetër lajm të bukur, duke zbuluar se ajo dhe partneri i saj, do të bëhen prindër për herë të parë.
Barku i rrumbullakosur është mëse i dukshëm në disa fotografi që ish-konkurrentja e “Love Story” ka zgjedhur të publikojë në rrjetin e saj social.